Misioni&Vizioni

Misioni i Qendrës së Gjuhëve të Huaja INTERNSHIP është të pajisë me njohuri dhe me aftësi të përgjithëshme komunikuese në disa gjuhë të huaja, të mundësojë përvetësimin e fjalorit në fusha dhe profesione të caktuara, si edhe të ndërmjetësojë procesin e mbrojtjeve të gjuhëve të huaja përmes ofrimit të përgatitjes profesionale për këto teste ndërkombëtare si edhe të lehtësimit në procedurat e regjistrimit.

Kjo qendër është një institucion arsimor që nxit një kulturë të hapjes globale nëpërmjet iniciativave të mësimdhënies dhe testimeve të gjuhëve të huaja të cilat mbështeten nga Këshilli Britanik nëShqipëri. Nxitja e ndërgjegjësimit ndërkulturor përbën misionin tonë kryesor i cili i shërben jo vetëm fushës së gjuhëve të huaja por edhe përballjes me sfida jetike.  Ne gjithashtu kemi si mission të pasurojmë përvojat arsimore të nxënësve dhe studentëve të shkollave në të gjitha nivelet si edhe të gjithë komunitetit të interesuar për të mësuar një gjuhë të huaj.

Misioni dhe vizioni ynë realizohen përmes ofrimit të mësimdhënies profesionale me pedagogë të huaj dhe vendas, metodave më bashkëkohore të mësimit të gjuhë vetë huaja si edhe përmes mundësimit të një infrastrukture moderne dhe të përditësuar për të zhvilluar maksimalisht aftësitë gjuhësore dëgjuëse, pamore, komunikuese, etj.

Nëse flisni me dikë në një gjuhë që ai e kupton, kjo kalon përmes mendjes së tij. Nëse flisni me të në gjuhën e vet, kjo prek zemrën e tij.

Nelson Mandela

Një gjuhë ju vendos në një korridor për jetën. Dy gjuhë ju hapin çdo derë për gjatë rrugës së jetës.

-Frank Smith